Presidenti i PSG: Ja pse jam adhurues i Ronaldos

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka deklaruar se është një admirues i madh i Cristiano Ronaldos.

Në një intervistë dhënë së fundmi, pa dyshim se ai do të nxisë thashetheme të reja për transferim, shefi i PSG lavdëroi përkushtimin e 35 vjeçarit të Juventusit.

Ronaldo është gati të kthehet në stërvitje te ‘Zonja e Vjetër’, pasi ka mbërritur në Torino nga Portugalia ndërsa sezoni i Serisë A vazhdon të jetë ende në ajër se kur do të rinisë.

“Vit pas viti, përkushtimi i tij është unik, ka karakter të jashtëzakonshëm dhe të fortë”, tha Al-Khelaifi për “France Football”.

“Ai mbetet i motivuar, dëshiron të përmirësohet çdo ditë e më shumë dhe gjithmonë e shtyn veten përtej limiteve”.

“Unë e admiroj këtë vullnet të tij; ai është një shembull i shkëlqyeshëm për të gjithë sportistët e së ardhmes”. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje