Mehmeti: Ambasadorja e SHBA nuk na mbron nga ‘regjimi i qelbësirave’

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti, në një status të publikuar në FB, thotë se ambasadorja amerikane dhe kolegët e saj perëndimorë nuk kanë ardhur në Shqipëri për t’i mbrojtur ata nga regjimi.

Mehmeti thotë se shqiptarët nuk duhet të presin që të huajt të bëjnë atë që duhet ta bëjnë vetë.

“Nuk e di kush i ka gënjyer vëllezërit tanë në Shqipëri se ambasadorja amerikane dhe kolegët e saj Perëndimorë, kanë ardhur në Tiranë për t’i mbrojtur shqiptarët nga regjimi i ‘qelbësirave të bashkuar’! Jo vëllezër, do hani dajak nga ministri ‘flokëbardhë e faqezi’ aq sa nuk ua merr mëndja, nëse nuk e kuptoni se diplomatët e huaj në Tiranë nuk janë për t’ju mbrojtur juve, por interesat e vendeve të veta!

Madje shumë nga ata nuk janë aq naiv sa ta mbyllin ‘kompaninë’ që u garanton të ardhme diplomatike e madje edhe përfitime të majme: grindjet ndër shqiptare! Andaj mos u bëni naiv e qesharak me lutjet që të huajt të bëjnë atë që ju takon vetëm juve: ta pastroni vendin nga ‘qelbësirat’ e ‘Rilindjes’, që e kanë gërditur mbarë shqiptarinë!” shkruan Mehmeti.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje