Bushati: Kush në të sëmës jeni ju që luani me taksat tona

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Gazetari Andi Bushati ka reaguar ashpër sot ndaj vendimeve të qeverisë dhe Bashkisë për Teatrin Kombëtar.

Në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati pyeti nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazanikun sa do të kushtojë projekti i ri i Teatrit që do të ndërtojë Bashkia. Mazniku tha se projekti kushto rreth 20-23 milionë euro, por nuk është detajuar. Ai shtoi se projektin e kanë konsultuar me aktorët Altin Bashën dhe me Hervin Çulin.

Pas kësaj përgjigje, Bushati u shpreh “kush në të sëmës jeni ju që caktoni si do të shpenzoni lekët e taksave tona”.

Bushati përmendi miliona eurot e tenderit me firmën “Fusha”, gjithashtu dhe pagesat për arkitektin e huaj që ka sjellë projektin të gatshëm pa u shembur ende teatri dhe është paguar për atë. “Kjo është për burg”,- tha Andi Bushati.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje