“James Rodriguez, 5 apo 10 minuta nuk mjaftojnë…”

Dy ish-futbollistët e  Kolumbisë, Guigo dhe Choronta, kanë analizuar situatën e James Rodriguez.

Ata mendojnë se më e mira për James është largimi nga Real Madridi dhe gjetja e një klubi ku do t’i premtoheshin më shumë minuta, pse jo edhe Atletico Madridi i Diego Simeones, që interesohet shumë për ishin e Bayern Munich.

“Ai tani ka qenë në Evropë për shumë vite dhe arritja në Atlético do të ishte e rëndësishme. Ajo që i nevojitet atij është të luajë, të ketë përsëri besim, pas gjitha gjërave që fliten për të jashtë fushe, ai ka nevojë vetëm të luajë”, u shpreh John Restrepo.

“Mbështetja e trajnerit, hapja e dyerve të klubit për ju, dhënia e mundësisë për të luajtur, është gjithçka që i duhet një lojtari. Nëse ndodh dhe përfiton nga kjo mundësi, do të ishte shumë e rëndësishme për të”, shtoi ai.

“Ne e kemi parë atë në disa ndeshje, ai bie në tokë, vrapon, por kur një lojtar i mungon besimi, vazhdimësia, edhe pse mund të jetë shumë i talentuar, nëse i mungon kjo, gjërat nuk do të dalin mirë për të”, deklaroi Guigo.

James ka bërë vetëm 13 paraqitje këtë sezon për Realin, ka shënuar 1 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje