Audi RS6 Avant me fuqi si Bugatti Veyron

Kapacitet marramendës shpejtësie, për këtë lloj veture

Me motorin 4.0 litra që prodhon 591 kuaj fuqi, Audi RS6 Avant është një makinë me kapacitet të lartë, që ka edhe çmim të lartë duke filluar prej 100 mijë eurove, transmeton Telegrafi.

Por, punëtorive që merren me modifikime, nuk janë asnjëherë të kënaqur me kapacitetet e veturave dhe punojnë, që ato të jetë edhe më të fuqishme.

ABT Sportline ka punuar që modeli RS6 Avant, që të ketë kapacitet prej 700 kuaj fuqive, por ky është vetëm një fillim i përditësimeve.

Versioni TenTension i kësaj makine, Wheelsandmore ka punuar që kjo makinë të arrijë 1,000 kuaj fuqi, duke arritur nivelin e një Bugatti Veyron të fuqishëm.

Në këtë formë, Audi RS6 Avant mund të arrijë shpejtësi deri në 330 kilometra në orë, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 3.6 sekonda.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje