“Messi dhe Maradona mund të kishin luajtur bashkë, por …”

Lionel Messi dhe Diego Maradona, sipas Diego Pablo Simeones, mund të kishin shkuar mirë së bashku në një ekip

Në një intervistë interesante të dhënë për kanalin zyrtar të Federatës Argjentinase të Futbollit, Diego Pablo Simeone u pyet nëse Lionel Messi dhe Diego Armando Maradona mund të kishin luajtur në një skuadër.

Simeone nuk ka asnjë dyshim që po, derisa nëse kësaj dyshe do t’ia kishim shtuar edhe Cristiano Ronaldon, a mund të kishin luajtur të tre? Simeone erdhi me përgjigje interesante…

“Janë dy lojtarë të ndryshëm, por mendoj se mund të kishin luajtur shumë mirë bashkë”, ka shpjeguar trajneri i Atletico Madrid.

“Njëri është një makinë golash, që më ka krijuar shumë probleme gjatë këtyre viteve. Tjetri ishte futbolli argjentinas. Përfaqësonte të gjithë Albicelessten i vetëm”.

“Besoj se Messi është më i pjekur sot dhe ka ndryshuar në një farë mënyre lojën e tij, mendoj se mund të kishin luajtur bashkë”.

“Cristiano Ronaldo bashkë me ata? Mendoj se është e komplikuar. Them gjithmonë se nëse një lojtar nuk vrapon nuk është problem, nëse bëhen dy është një problem, nëse janë tre është e pamundur”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje