Nguli dy shtylla pa leje , ndalohet 23 vjeçari student

Policia një 23 vjeçar student për “Ndërtim pa leje” në plazhin e Darrëzezës sepse po ngulte dy shtylla pa leje në pjesën e plazhit, ku ndodhet vija bregdetare

Njoftimi policisë Fier

*Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin V.T., 23 vjeç, banues në Darzezë, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në plazhin e Darzezës, u kap duke ndërtuar në pronë shtetërore një objekt me materiale druri (lokal) pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

Nga ana tjter burime nga Darrëzeza pohojnë se 23 vjeçari Vangjel Tafa student i cili pret të diplomohet është shumë dobët ekonomikisht, ai kishte ngulur dy shtylla për tendë dhe jo lokal sepse ndërtime në atë zonë po kryejnë të tjerë e jo 23 vjeçari. Turp, turp, pohuan banorët e Darrëzezës merren me një hallexhi , 23 vjeçar student të këputur ekonomikishtë

Be the first to comment

Lini një Përgjigje