23 vjeçaria fierake: Më përdhunoi i dashuri me shokun

Fier – Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Fier, ku u përdhunua një 23-vjeçare. Historia ka nisur në 5 maj të këtij viti. 23 vjecarja prej kohësh kishte qënë në një lidhje dashurie. Rrëfimin në polici ajo e ka kryer një javë pas përdhunimit teksa i dashuri kishte shkuar për të kryer denancim ndaj një shtetase që nuk i kish kryer pagesën disa mujore të qerasë së lokalit të tij

Ajo ka treguar se para disa ditësh i dashuri e kishte ftuar në shtëpinë e tij. Sapo ishte futur brenda, pa që në banesë ishte edhe një shoku i tij të cilin ajo e njihte më parë.

Ndër të tjera vjaza ka treguat se mes tyre kishte nisur një bisedë për një shumë parash. Në atë moment, djemtë i kishin kërkuar vajzës që tu siguronte një sasi parash pasi kishin tepër nevojë. Të rinjt i kishin sygjeruar që ti merrte nga të afërmit. Por vajza e ka kundërshtuar ashpër.

Reagimi i saj ka shkaktuar indjnjatë të djemtë, të cilët ndërmorën aktin ekstrem, duke e përdhunuar me radhe.

Pasi abuzuan me të e lanë të largohej. Në gjëndje të rënduar psikologjike, vajza i ka treguar familjarëve çfarë kishte ndodhur.

Një ditë më pas në datën 6 maj 23 vjeçarja ka bërë denoncimin. Për disa ditë policia nisi hetimet dhe vuri nënvëzhim djemtë. Pas mbledhjes së provave, të mërkurën policia bëri të mundur arrestimin e dy djemeve, një 25 dhe 26 vjeçar. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë kundërshtim dhe goditje të prokurorit

Be the first to comment

Lini një Përgjigje