Ngjyra me efekt qetësues që do të jenë këtë vit

E njohur si ngjyra e cila ka efekt qetësues në psiken tuaj, e kaltra klasike sjell ndjenjën e qetësisë dhe relaksimit dhe kontribuon që më lehtë t’i përmbledhim mendimet, gjë që është posaçërisht e rëndësishme në kohën kur jemi të ngarkuar me ndikimin e teknologjisë në të gjitha sferat e jetës

“Jetojmë në kohën e cila kërkon besim dhe autoritet. Pra, e kaltra klasike është lloj i qëndrueshmërisë dhe besimit e cila është dëshmuar nëpërmjet ngjyrës PANTONE 19-4052 Classic Blue, ngjyrë të besueshme në të cilën gjithmonë mund të mbështetemi”, shpjegon Leatrice Eisman, drejtore ekzekutive e Institutit Pantone Color.

E kaltra nuk është rastësisht e zgjedhur këtë vit kur po kalojmë në dekadën e re, sepse thekson dëshirën tonë për bazë të qëndrueshme dhe të sigurt në të cilën e ndërtojmë të ardhmen.

Nëse vendosni që enterierin tuaj ta fisnikëroni me këtë ngjyrë të këndshme, mund ta bëni në shumë mënyra, transmeton Telegrafi.

Ju propozojmë të blini kolltuk të ri (ose së paku ta vishni kolltukun e vjetër) apo divanin në ngjyrën e kaltër klasike, tapetin apo perdet, apo të zgjidhni gjërat e vogla siç janë jastëkët zbukurues, vazot dhe llambat.

Nuk do të gaboni as nëse një pjesë të murit e ngjyrosni me këtë ngjyrë, e cila duket shkëlqyeshëm në kombinim me drurin, të bardhën, të portokalltën, bezhë, të gështenjtën dhe të gjelbrën.

Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm sepse, krahas të gjitha cilësive të tyre, ngjyra tepër e kaltër në një hapësirë mund të shkaktojë ndjenjën e melankolisë, pikëllimit dhe negativitetit.

Prandaj, çelësi i rregullimit të mirë të enterierit me ngjyrën e kaltër qëndron në përdorimin e matur të kësaj ngjyre.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje