Nis stërvitja, Rrahmani dhe Kumbulla negativ

Është dhënë drita e gjelbër, futbollistët e Hellas Veronës do të nisin të premten stërvitjet për përgatitjet para rinisjes së sezonit në Serie A.

Hellas Verona ka konfirmuar se lojtarët dhe stafi kanë rezultuar negativ për COVID-19, kështu ata do t’i nisin stërvitjet nesër – të premten.

Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, dyshja e Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, gjithashtu kanë rezultuar negativ, dhe mesi presin të rikthehen të bëjnë atë që dinë më së miri.

Të gjitha klubet janë e Serie A janë duke bërë teste të vazhdueshme dhe tashmë ka disa ekipe në të cilat virusi COVID-19 vazhdon të jetë ende.

Te Fiorentina janë konfirmuar gjashtë raste pozitive, te Sampdoria 4, ndërsa te Torino një.

Lojtarët duhet të stërviten te diferencuar nga njëri tjetri, të mbajnë distancën sociale deri në një vendim të radhës, si dhe duhet të respektojnë gjitha rregullat e vendosura nga Qeveria e Italisë. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje