Plas në PS/ Balla – Bushatit: Fole si Grida Duma

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje deputetit të PS-së, Ditmir Bushati që nga foltorja e Kuvendit kundërshtoi marrëveshjen e qeverisë për Porto Romanon duke i dhënë më shumë favore publike koncesionarit provat. Sipas Bushatit kjo është e papranueshme pasi këtë shërbim e kryen edhe Porti i Durrësit. 

Por Balla iu përgjigj se kontrata e koncesionit është e miratuar 6 vite më parë me konsensus të Kuvendit dhe të qeverisë, ku Bushati ishte ministër.

“Sot Kuvendi po shqyrton shtesë të një kontrate të një koncesioni që ka 6 vite që është miratuar nga qeveria dhe Kuvendi që edhe në atë kohë që u miratua ka qenë edhe opozita e vjetër dhe është votuar me konsensus nga gjithë kuvendi dhe nuk besoj se në qeverinë ku ka qenë edhe kolegu im të ketë votuar kundër kolegu.

Unë nuk kam qenë anëtar I qeverisë, kam qenë gjithmonë deputet dhe gjërat i shoh njëlloj. Fjala e kolegut mu duk si fjala e Grida Dumës, që “i shoh gjërat mirë nga jashtë, por nuk më pëlqen nga brenda”.

Ndaj dua të sqaroj se kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin se kur një investim privat ecën mirë, paguan taksat e ka nevojë të bëjë ndryshim kontrate, se gjoja në interes të njerëzve është për të bërë lajmin e ditës. Shtesa e kontratës në Porto Romano është domosdoshmëri për ta çliruar portin e Durrësit nga ndotjet që mund të bëjnë operatorët e ndryshëm” – tha Balla.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje