Kurti: Qeveria e re Ping Pong politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe të memoriali i të pagjeturve në sheshin “Skënderbe” të Prishtinës në ditën e personave të zhdukur. Kurti është pyetur për zhvillimet politike, por ka thënë se “nuk është vendi të flasë për ping-pong-un politik”.

“Plagët ngelen të hapura, ato kullojnë për familjarët dhe të gjithë shoqërinë tonë dhe nuk duhet të ketë mëshirë për kryerësit e këtyre veprave. Më 29 maj të vitit të kaluar në kuvendin e vitit të kaluar është miratuar ndryshimi i kodit penal e mundëson që kriminelet e luftës të dënohen në mungesë dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë si qeveri, por prokuroria është koha ta jep fjalën e vet”, – ka thënë ai.

Ndërsa Vjosa Osmani tha se pa kthimin e të zhdukurve nuk mund të ketë paqe mes Kosovës dhe Serbisë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje