Punësimi në Greqi/ Rama – Miçotaqit: Kalla re file, hapim kufijtë në Maj

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga komunikimi me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Në një lidhje live nga zyra e tij, Rama tha se kishin rënë dakord që pas fazës së dytë, të shikonin një mundësi për lëvizjen e punëtorëve sezonalë.

Kreu i qeverisë tha se nëse gjërat ecin mirë, atëherë rruga për të gjithë ata që do të shkojnë në Greqi do të hapet nga mesi i muajit maj.

“Sot patëm një diskutim mbi strategjinë e fazës së dytë. Më parë u informoj se pas konsultimeve me miq dhe kolegë kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin grek për fazën e dytë. Diskutuam mbi rezultatet e deritanishme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave, planin e hapjes së sezonit dhe interesin reciprok për punësimin sezonal. E falenderova me gjithë zemër mikun grek për ata punonjës sezonal që mbetën matanë kufirit, por nuk u trajtuan si shkelës të afateve. Dakordësuam që të shohim problemin e lëvizjes së punonjësve sezonale sipas kalendarit të fazës së dytë dhe për nevojën reciproke që ti çelet rrugë rreth mesit të muajit maj,”-bëri me dije Rama.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje