Largoni tensionin dhe mbillni lule në saksi

Për të shmangur ndjenjën e ankthit për shkak të qëndrimit mbyllur në shtëpi, futni në punë duart dhe mendjen

Filloni kohën me mbjelljen pranverore dhe me mbëltimin e luleve në saksi, pra përvilni mëngët.

Kushtoni kujdes që secila nga to të ketë specifikat e kushtëzuara nga vetitë klimatike, përbërja e dheut, sasia e materieve ushqyese dhe uji.

Kushtoni kujdes që disa ditë para mbjelljes të mos i ujitni lulet në mënyrë që dheu të thahet pak, transmeton Telegrafi.

Zhvendoseni lulen më të madhe nga saksia e vogël, sepse në kushte të kufizuara ajo nuk mund të ushqehet për shkak të materieve të pamjaftueshme ushqyese.

Nëse edhe vrimat e saksisë janë të mbyllura, përkatësisht uji nuk mund të rrjedhë, rrënja fillon të kalbet.

Nëse është kalbur, pritni me thikë të mbrehtë apo me gërshërë në fund, qitni rërë për drenazh më të mirë, pastaj lulen dhe rreth saj qitni dheun duke plotësuar me kujdes të gjitha vrimat.

Lini hapësirë të lirë në majë që të mund ta ujitni më mirë lulen. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje