Ja urdhri për lëvizjen e qytetarëve dhe rregullat e shërbimit të bizneseve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot në mbrëmje urdhrin e ri për ambientet që duhet të qëndrojnë hapur dhe ato që do të jenë mbyllur për marrjen e masave kundër pandemisë së koronavirusit.
Urdhri i ri përcakton orarin e ri të lëvizjes nga ora 05;00 deri në orën 17:00.

Urdhri përcakton dhe mënyrën sesi do të funksionojnë bizneset tregtare që lejohen të jenë hapur.

“Hyrja në dyqanet tregtare është e lejuar vetëm për një person, të autorizuar për çdo familje. Autorizimi do të jepet vetëm një herë në ditë dhe ka një afat prej 90 minutash gjatë fashës orare 05;00-17:00.  Hyrja në dyqanet që lejohen të hapen do të bëhet me radhë, duke ruajtur distancën 1.5 m nga njeri-tjetri. Çdo dyqan dhe njësi duhet të sigurojë maska dhe doreza për punonjësit gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe solucion dezinfektues për të gjithë personat që hyjnë në ambinete..”,– thuhet ndër të tjera në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në foto: Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë

Be the first to comment

Lini një Përgjigje