Ndëshkime për 262 qytetarë që lëviznin pa autorizim 24 orë

24 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobën 10.000 lekë plot 262 shtetas.

Policia e Shtetit bën me dije se krahas këtyre masave, janë ndëshkuar me gjobë edhe 20.000 lekë si dhe u është bllokuar makina për 3 muaj, gjashtë shoferëve.

Gjithashtu, është dënuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi O. A., banues në Lushnjë, pasi ka ardhur nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit, duke dalë jashtë ambienteve të banesës.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje