Humb jetën nga covid-19 trafikanti më i madh i drogës në Ballkan

Viktimat nga Covid-19 janë të shumtë, por edhe “të paprekshmit” kanë rënë pre e tij. I tillë është rasti i trafikantit më të madh të drogës në Serbi, Dragoslav Kosmajac, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele në Qendrën Klinike-Spitalore në Beograd.

Kosmajac ka qenë një ndër njerzit më të dyshuar për trafikim të lëndve narkotike, por mungesa e porvova ka bërë që të mos dënohet në vedin e tij. Emri i tij u bë i njohur për publikun kur, në verën e vitit 2014, atëherë kryeministri serb Aleksandar Vucic e quajti atë “tregtarin më të madh të drogës” dhe njoftoi arrestimin e tij.

Ministri i Brendshëm në Serbi Nebojsa Stefanoviç atëherë formoi një ekip special për të provuar lidhjen e Kosmajcit me krimin e organizuar, por dështuan. Kosmajac u arrestua dhe pasuria e tij u konfiskua përkohësisht, megjithatë, policia dhe prokuroria nuk dolën me prova për rolin e tij në tregtinë e drogës. Në vend të kësaj, ai u akuzua për evazion fiskal.

Dragoslav Kosmajac - Prijatelj Pabla Eskobara - YouTube
Koronavirusi i merr jetën trafikantit më të madh të drogës në ...

Be the first to comment

Lini një Përgjigje