Zidane e do me çdo kusht 17 vjeçarin francez në Real

Real Madridi ka hedhur sytë te yjet e rinj.

I fundit që ka marrë vëmendjen e Zinedine Zidane është Eduardo Camavinga.

Mesfushori me tipare shkatërruese është vetëm 17 vjeç dhe luan për Rennas.

Skautët e madrilenëve e kanë pikasur futbollistin e ri dhe duan ta blejnë që në verë.

Futbollisti i kombëtares U-21 të Francës është një nga lojtarët me më shumë të ardhme në shtetin francez.

Spanjollët duan ta rrëmbejnë që tani dhe ta rrisin vetë.

Ata po ndjekin një strategji ndryshe nga mentaliteti historik, pasi i marrin futbollistët që në moshë të re dhe i rrisin vetë.

Vinicius, Rodrygo, Kubo, Achraf Hakimi, Martin Odegaard janë shembulli i duhur.

Zizu e ka afruar në Madrid edhe Raphael Varanen në moshën 18 vjeçare në vitin 2012, që sot është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje