Covid-19/ Policia gjobit 262 persona në të gjithë vendin

Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi për mediat, shprehet se në kuadër të masave ndaj Covid-19, në 24 orët e fundit, janë gjobitur nga uniformat blu 262 persona, që kanë dalë në rrugë, pa pasur arsye dhe duke mos zbatuar oraret.

Po ashtu, policia thotë se janë proceduar penalisht 3 persona, për kundërshtim të punonjësve të rendit. Në njoftim, thuhet se janë marrë masa administrative për 6 njësi tregtare, që nuk kanë zbatuar rregullat ndaj koronavirusit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje