Amerikani gjendet i vdekur në Sarandë, s’përgjigjej prej 3 ditësh

Një amerikan me banim në Sarandë është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij në Sarandë. 73-vjeçari, Robert Hood nga Alaska prej kohësh jetonte i vetëm në një apartament me qira, ndërsa kishte rreth 3 ditë që nuk po u përgjigjej telefonatave të një prej miqve të tij.

Nisur nga ky fakt, miku i tij njoftoi policinë, e cila së bashku me shërbimet zjarrfikëse dhe mjekësore kanë mundur të hyjnë në apartament, ku kanë gjetur pa jetë 73-vjeçarin. Nisur edhe nga situata e koronavirusit, trupi i tij do të përcillet drejt Tiranës për t’u bërë autopsia e shkakut të vdekjes. Në trupin e viktimës, por edhe në brendësi të apartamentit nuk janë vënë re shenja dhune apo shenja të tjera për të dyshuar për ndonjë akt kriminal.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje