Meta kundër Bashës për testime masive

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Debati politik mbi masat e pandemisë, ka në thelb dilemën nëse zgjidhja më efektive është testimi masiv i popullsisë, apo mbajtja nën kontroll e rasteve të dyshuara, që përmes rreptësisë së karantinës të minimizojnë përhapjen e Covid-19.

Dihet që Lulzim Basha ngulmon prej javësh tek testimi masiv i këshilluar edhe nga OBSH, por ndryshe nga ai, kryeministri Rama thotë se ekspertët dhe shifrat e vdekshmërisë thonë se jemi në rrugë të mbarë.

Një qëndrim e ka pasur edhe presidenti Meta këtë të martë.

Kreu i shtetit e sheh zgjidhjen tek gjurmueshmëria, që sipas tij mund të izolojë shpërndarjen e COVID-19 dhe më pas tek testimi i kontakteve të dyshuara. Presidenti duket se nuk eshte dakort me Bashën.

“Përmes gjurmimit të të gjitha rasteve dhe testimeve të realizuara për shkak të gjurmueshmërisë të izolojmë të gjitha raset. Të kemi shërim të personave të prekur dhe vatrave. Besoj shumë në bashkëpunim. Sa më shumë bashkëpunim aq më shpejt do i kthehemi jetës normale.”, u shpreh Meta, pas një takimi që pati me kryetaren ne detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Nuk ka shumë që demokratët, përfshirë edhe Lulzim Bashën, dolën në rrugë për t’iu përgjigjur thirrjes së Ilir Metës kundër qeverisjes së Edi Ramës, në një protestë që u zhvillua në prag të shpërthimit të pandemisë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje