Dilema/ Zidane: Kë, Mbappe apo Mane?

Reali po kërkon për një zëvendësues të Karim Benzemas që po shkon drejt fundit të karrierës. Mbappe, Mane e Icardi jane emrat e permendur nga mediat…

Emri që pëlqen më së shumti është ai i Kilian Mbappes.

Zinedine Zidane gjithmonë ka folur me superlativa për 21 vjeçarin e Francës, por do të jetë e vështirë për t’ia rrëmbyer atë PSG-së, sidomos tani, në këtë kohë pandemie që ka pushtuar botën duke e paralizuar në të gjitha aspektet.

Pas Mbappe, Zizu e pëlqen sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane, një emër tjetër që mund të zbresë në “Santiago Bernabeu”.

Kurse edhe Mauro Icardi raportohet se është në radarin e Los Blancos.

Sipas mediave botërore, për shkak të koronavirusit, gjithë botën do ta kapë një krizë, po ashtu edhe futbollin që ndër viti kanë shpenzuar miliona e milionë për lojtar dhe për këtë, blerja e Mbappes mund të jetë në pikëpyetje, edhe pse ai është i pari në listën e Zizu.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje