Ja si u vendos kryqi grek në Himarë, historiani Llala: Janë njerëz të OMONIA-s

Ditën e sotme historiani Arben Llala bëri të ditur se në Himarë është vendosur një kryq me flamur grek, në tokën shqiptare.

Ndërkohë që në një postim në rrjetet sociale Llalla shkruan se disa nga njerëzit që vendosën kryqin janë të OMONA Aleks Bala dhe Kristo Gjini.

Llalla shton dyshimet se pas disa kohësh në atë vend do të ndërtohet një kishë.

“Disa nga njerëzit që vendosën kryqin janë të OMONA, njeri Aleks Bala dhe Kristo Gjini. Çështja është çfarë do një kryq gjigand në majë të malit, askundi? Përse vendosin Kryqe me flamujë greke dhe jo me flamuj shqiptar? Paskan vdekur të krishterët shqiptar? Kjo është ajo që na pengon ngjyrimi i kryqit me flamurin grekë. Është ndërtim me leje apo pa leje? Besoj pas pak kohësh aty do ndërtohet një kishë…”- shkruan Llalla.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje