Ja 10 futbollistët më të paguar në botë

Messi ka lënë prapa Ronaldon, është shpallur futbollisti me më së shumti të ardhura gjatë një viti kalendarik

“France Football” ka publikuar raportin e përvitshëm të përfitimeve financiare të futbollistëve dhe trajnerëve, një klasifikim që prej vitesh kryesohet nga treshja Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar Junior.

Edhe këtë vit Messi është futbollisti me të ardhurat më të larta vjetore, duke lënë pas Ronaldon në vendin e dytë e Neymarin në të tretë.

Në total, Messi ka fituar vitin e kaluar 131 milionë bruto, 13 milionë më shumë se rivali i tij, Ronaldo, derisa janë të vetmit futbollist që kanë kaluar 100 milionëshin, raporton Gazeta Express.

Për t’i kuptuar më shumë shifrat në lojë, të gjitha bruto, revista franceze saktëson se janë marrë në analizë të ardhurat nga paga, bonuset sportive të sezonit të kaluar dhe përfitimet nga kontratat me sponsorët dhe reklamat të vitit fiskal aktual.

Futbollistët me më së shumti të ardhura vjetore:

Kylian Mbappé (París Saint-Germain), 27 milionë

Robert Lewandowski (Bayern de Munich), 29 milionë

Raheem Sterling (Manchester City), 33 milionë

Andrés Iniesta (Vissel Kobe), 34 milionë

Eden Hazard (Real Madrid), 38 milionë

Antoine Griezmann (FC Barcelona), 38 milionë

Gareth Bale (Real Madrid), 38 milionë

Neymar (Paris Saint-Germain), 95 milionë

Cristiano Ronaldo (Juventus), 118 milionë

Lionel Messi (FC Barcelona), 131 milionë

Be the first to comment

Lini një Përgjigje