Covid-19, shkon në 17 numri i viktimave

Shkon në 17 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Për fat të keq ka ndërruar jetë mesditën e sotme një tjetër i moshuar i shtruar tek Infektivi.

NJOFTIMI

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar. Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje