12 raste të reja me covid-19 në Shkodër, shkon në 27 numri

Rritet bilanci i të prekurve nga COVID-19 në qarkun e Shkodrës. Sot kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 12 persona. Aktualisht në këtë qark, numri i të prekurve ka shkuar në 27.

Siç raporton News 24, bëhet fjalë për 2 familje me nga 6 anëtarë, të cilët i janë nështruar testit, i cili vërtetoi se ata ishin prekur nga virusi. Një prej familjeve dyshohet se është infektuar gjatë një ceremonie mortore, ndërkohë tjetra gjatë vizitave në banesë pasi kryefamiljari ishte i sëmurë.

Deri më tani numri i personave të prekur nga koronavirusi në vend ka shkuar në 277, ndërsa 16 kanë humbur jetën.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje