NE FUSHE TRANGULLIN “E HA” PLEHU, NE TREG TRANGULLI “HA” KONSUMATORIN

Nga KSSH – Po ku jeni o tatimor?!

Ne keto dite te veshtira me shume po na “hane” cmimet sesa koronovirsi. Gjithe shteti eshte fokusuar te karantina, e mire bene. Te rekomandimi per larjen e duarve e vendosjen e maskave, megjithese maska nuk ka, e mire bene.

Po cakejte dhe ujqerit e erresires qe mjegull kerkojne per gjueti, kush do ti ndal?

Po lukunine e te pandershmeve dhe te te pangopurve qe nepermjet abuzimeve fryhen si kepushat, kush do ti frenoje?

Po per mirefunksionimin e ingranazheve te makinerise ekonomike, kush do te interesohet? Fermeri ne fushe nuk po e shet dot trangullin as nen kosto, me 10 leke, ndersa ne raftet e tregut cmimi I tij arrin vleren 80-100 leke.

Sipas nje portali, ne Berat, fermeret e hodhen ne plehra ngarkesen e nje kamioni me trangull per shkak te cmimit, ndersa ne treg ai e “ha” konsumatorin , sepse ky I fundit nuk ka mundesi financiare ta blej.

Po ku jane drejtuesit e institucioneve te kontrollit dhe balancimit te tregut?

Per cfare I paguajme ne buxhetoret ata?

Turp, qesharake e skandaloze njekohesisht.

Nje cakordim I tille I cmimeve ne zinxhirin ushqimor nga prodhuesi deri ne tavolinen e konsumatorit eshte nje akt –akuze, jo vetem per abuzuesit, por, edhe per zyrtaret pergjegjes, qe me mosveprimin e tyre kane lejuar nje anomali te tille.

KSSH – Konfederata e sindilatave shqiptare

Be the first to comment

Lini një Përgjigje