Ja makina që u shit më shumë gjatë muajit shkurt

Renault Clio ka mposhtur Golfin.

Vetura franceze ishte më e shitura gjatë muajit shkurt në Evropë.

Sipas të dhënave zyrtare, Renault Clio ishte veturë më e kërkuar edhe se modeli i njohur i Volkswagenit, Golf.

Clio kanë blerë 24.914 persona, derisa Golf 24.735.

Në të vërtetë, të dyja kanë pësuar rënie në shitje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Clio ka pësuar rënie në shitje prej 4 për qind, kurse Golfi për 21 për qind.

Vlerësohet se pandemia do të ndikojë më vonë në shitje. Shumë fabrika nëpër botë janë mbyllur për shkak të rrezikut.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje