16 raste të reja në 24 orë, 259 persona me covid-19

Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 140 raste
– Durrës 29 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!
Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe çdo pyetje për COVID-19, ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje