Foto – Lajm/ Përplasen automjetet në Belinë, bllokohet shoferja në makinë

Fier – Aksidet me plagosjen e një shtetase ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional rural që lish Frashërin me Belinën në zonën naftëmbajtëse të Marinzës.

Një automjet tip Peugeut 306 që e drejtonte nje femer u përplas me
nje automjet tip Toyota e një kompanie nafte që operon në këtë zonë nafte . Si rezultat i përplasjes është plagosur drejtuesja e mjetit e cila mbeti bllokuar ne makine derisa erdhen autoambulancat dhe policia e qarkullimit rrugorë e cila beri të mundur nxjerrjen e trupit dhe eshte derguar ne spital ku i eshte dhene ndihma mjeksore dhe eshte jashte rrezikut per jeten.

Policia po punon se kush ka qene shkaktari i ketij aksidenti. ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje