Zjarri në shkollën 9 vjeçare shkrumbon klasën

Fier – Digjet nje klase ne shkollen 9 vjecare “Kostandin Peto” në Fermë Çlirim ne Fier.

Flaket, te cilat nuk dihet ende nga se jane shkaktuar kane shkrrumbuar pothuajse te gjitha orendite e klases.

Menjehere prane shkolles kane mberritur forcat zjarrfikese te Fierit, te cilet kane bere te mundur neutralizimin e flakeve, duke shmangur pergapjen e tyre edhe ne mjediset e tjera te shkolles.  Keta te fundit mesohet se jane njoftuar nga banore te zones, te cilet kane pare tymin te dale nga mjediset e shkolles. Nje banor, ka treguar se ka mberritur i pari dhe ka fikur zjarrin me kova, edhe pse ka thyer karantinen per te fikur zjarrin.

Tashme ka nisur puna per gjetjen e shkaqeve qe kane cuar ne perhapjen e flakeve ne mjediset e shkolles, ne nje kohe qe kjo e fundit prej javesh nuk funksionon.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje