17 puntorë në karantinë/ Alibeaj – Ramës: Mbyll bizneset me shumë punonjës

Ish-deputeti demokrat. Enkelejd Alibeaj, i ka bërë thirrje edhe njëherë qeverisë Rama që të marrë në konsideratë mbylljen me fabrikave me shumë punonjës. sipas propozimit edhe të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky apel vjen pas karantinimit të punëtorëve të një fabrike çimentoje në Krujë. 

‘Karantinohen punëtorët e një fabrike çimentoje në Krujë, Enkelejd Alibeaj: Qeveria të dëgjojë apelin e Bashës dhe të mbyllë qendrat ku grumbullohen shumë punonjës, të garantojë pagesën e tyre
Media raporton se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Borizanë të Krujës janë vetëkarantinuar, pas frikës se mund të jenë infektuar me koronavirus, për shkak se dy punonjës të saj kanë rezultuar pozitiv. Ky është një tjetër shembull që ulëret për mbylljen e të gjitha fabrikave, fasonerive, call centers apo biznesve që kanë një numër të lartë punonjësish. 

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha prej javësh apelon Qeverinë që ta marrë këtë masë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të rreth 70 mijë punonjëve, por Edi Rama vijon të sillet me papërgjegjshmëri. Është e njëjta papërgjegjshmëri që tregoi edhe me vonesën 1 mujore me pajisjen me mjete mbrojtëse të stafeve shëndetësore. Sot, kjo vonesë na ka kushtuar dhjetra mjekë e infermierë të infektuar. 

Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë. Të mbyllë qendrat ku grumbullohen shumë punonjës, të garantojë pagesën e tyre. 
Papërgjegjshmëria dhe vonesat në këtë situatë kushtojnë jetë!’

Be the first to comment

Lini një Përgjigje