25 të vdekur, mbi 830 të infektuar nga koronavirusi në Greqi

Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 25 ku vetëm ditën e sotme ndërruan jetë 3 persona si pasojë e COVID-19.

Listës iu shtua një ushtarak 46 vjeç ,i cili humbi jetën në spitalin e Aleksandrupolit në veri lindje të vendit dhe një 70 vjeccar në zonën e Evangelismos.

Edhe bashkëshorta e tij është e infektuar dhe ndodhet e shtruar në spital, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Vlen të përmendet se 70 vjeçari nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.

Deri më tani në Greqi raportohet për mbi 830 të prekur me Covid-19.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje