THAÇI SABOTOI PROÇESIN NEGOCIATOR

Veton Surroi, a Kosovo opposition leader, talks to an Associated Press writer in London, Wednesday, Sept. 19, 2007. A top ethnic Albanian negotiator declared major talks about Kosovo's future to be irrelevant Wednesday, saying Kosovo would be independent soon _ regardless of international efforts to resolve questions about its political status. (AP Photo/Sang Tan)

Nga Veton Syttoi – Publicisti Veton Surroi tha se presidenti Hashim Thaçi ka interesa të ndryshme e të cilat thotë se i ka manifestuar për shumë kohë.
“Një prej tyre është shkrimi i librit për të. Ekziston dokumentacioni në Kuvend për këtë. E dinë të gjithë se Kosova ka paguar lobistë për të promovuar çështjen e zotit Thaçi, kjo e lidhur deri diku me një proces paralel që ka qenë ngritja e Gjykatës Speciale”, deklaroi Surroi në emisionin DESKU të KOHËS.


Shkrimtari Surroi foli edhe për çështjen e raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së në këtë kohë. Ai tha se pezullimi i fondeve të mijëvjeçarit nuk është diçka e re, pasi tha se me këtë fond Kosova ka pasur problem edhe më herët.
“Duhet ta dimë se është pezullim i përkohshëm i fondeve. Është çështje serioze, por për të cilën duhet të bisedohet me Administratën amerikane. Zoti Skender Hyseni nuk i përfaqëson institucionet e vendit. SHBA-ja ka Ambasadë këtu. Tash e tërë bota është në një gjendje të jashtëzakonshme, por normale do të ishte që në verën e këtij viti, nga diplomacia kosovare të shkohet në Washington e të bisedohet atje (për këto fonde). Puna e taksës do të dëgjohet vazhdimisht e më pak në SHBA, edhe sikur të mos ishte pandemia. SHBA-ja është në vit zgjedhor. Kosova është e rangut të dhjetë, dhe atje s’bisedohet për këto çështje”, theksoi Surroi.
Ai thotë se administrata amerikane ka dëshirë të përmbyll çështjen e Kosovës gjatë këtij mandati të presidentit Trump, por shtoi se procesi deri te arritja e marrëveshjes është larg.
“Jemi shumë larg marrëveshjes. Zoti Thaçi ka dështuar në formë spektakolare këto vite në procesin e dialogut me Serbinë, duke e degjeneruar deri në shkëmbim territoreresh. Kemi qenë në fazë më të avancuar më herët, por Thaçi me shokët e tij e degradoi këtë proces. Për shkak se jemi të dobët në negociata, kemi edhe çnjohje. Kemi nevojë për një rifillim të procesit me baza e me freski të re. Kjo është përgjegjësi e qeverisë për të vazhduar me procesin negociator”, tha ai.
Për marërveshjen sekrete Kosovë-Serbi, të përfolur shumë në opinion, Surroi tha se “mendoj se ekzistojnë skica e marrëveshje tek-tuk për ndonjë çështje, por s’mund të spekuloj për diçka që nuk di”.
Ai thotë se ka afërsi disavjeçare mes Thaçit e Vuçiqit në këtë temë, në këtë debat. “Nuk do të më befasonte sikur të jetë arritur diçka”.
Surroi tha se në rast të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, Kuvendi do të mund të mblidhej për ta miratuar apo jo atë.
“Nëse mblidhet Kuvendi për mocionin e mosbesimit, do të mblidhet edhe për çështje tjera. Do të ishte gabim që të vlerësohet se mund të ripërsëritet ajo skenë kur marrëveshja e Brukselit iu imponua deputetëve të Kosovës. Kuvendi pranoi që të instalohet autonomia territoriale në Kosovë, është një problem shumë i madh kushtetues e juridik në vend edhe për të ardhmen. Në të njëjtën kohë u pranua edhe Specialja, por u provua edhe 2 herë që e njëjta të hiqet. Në të njëjtën kohë kur kishim telashe shumë më të mëdha, që kishin të bënin me rifillimin e procesit negociator, Thaçi paralelisht u mor me një çshtje siç është rishikimi i Gjykatës. S’ka ekzistuar marrëveshje politike për këtë, e ka bërë krye në vete”, u shpreh Surroi.
Tutje, në bisedë, Surroi u ndal edhe te pandemia e koronavirusit. Ai tha se nëse brenda një muaji Kosova do të ballafaqohej me pandeminë sikurse Italia e Spanja, “sistemi shëndetësor i vendit do të gjendej pranë kolapsit total”.
“Në gjendjen që jemi, brenda 1 muaji, po të ketë zhvillim të pandemisë si në Itali e Spanjë, por për fat të mirë këtu masat janë marrë më herët, mund të jemi në një situatë hipotetike ku 1000 qytetarë do të kenë nevojë për respiratorë, por vetëm 1 në 10 do të kenë mundësi të furnizohen me një, dhe mjeku do të jetë ai që do të vendosë se kush do të jetojë e kush do të vdesë. Në Kosovë, për fat të mirë, masat janë ndërmarrë shumë më herët, dhe nëse shtrëngohemi si shtet, në verë mund të dalim me pak viktima. Por në të kundërtën, numri i të infektuarve do të eskalojë. Ana tjetër është se nëse Kosova nuk shtrengohet edhe ekonomikisht, shumë njerëz në verë do të dalin me shumë probleme. Në vend se të merremi me çështjen se si do të ndihmohen ata njerëz, udhëheqësit merren me çështje dytësore. Prandaj do të mbahen mend, do të mbahet mend ai që inicioi mocionin, ai që do të votojë mocionin, ai që ka kërkuar gjendje të jashtëzakonshme, ai që ka kërkuar që polici e ushtari të mos i respektojë urdhërat e qeverisë, që ka kërkuar të krijohet rezistencë ndaj vendimeve të Qeverisë. Do t’ju vijë koha që do të trajtohen këto. Edhe çdo fjalë e mirë do të mbahet mend. Çdo akt që nuk krijon solidaritet në këtë vend do të mbahet mend”, ptoencoi Surroi në bisedën e tij në DESKU.
Surroi kujtoi kohën kur në vitin 1998, LDK-ja e atëhershme, e drejtuar nga Ibrahim Rugova e nga Fehmi Agani, pati kundërshtuar planin e Christofer Hillit për një autonomi brenda Jugosllavisë.
“Në vitin 1998, Administrata amerikane vendosi që mënyra më e lehtë e zgjidhjes do të ishte autonomia për Kosovën. Ne thamë nga fillimi që është e papranueshme, dhe ndërsa shkonin e vinin në një ‘shuttle-diplomaci’, zoti Hill e zoti Hollbrook, vendosa se do të ishte mirë që të botohet një propozim i tillë, që njerëzit të shohin se çka po kundërshtojmë ne. Këmbimi i mendimeve ka qenë shumë intensiv, ka pasur kërcënime, në kuptimin se ‘do t’ju lëmë’, ‘do të mbeteni të vetëm’… Mirëpo, ashtu siç pata thënë në DASH, vetëm njeriu që ndihet i afërt mund të bisedojë haptas dhe me të vetmit që kemi qenë kretësisht të afërt, ka qenë SHBA-ja, prandaj kemi thënë se kurrë nuk do të pranojmë një formë të autonomisë territoriale në Serbi a Jugosllavi. Ata që kanë menduar se Rugova thotë ‘Po’ për të gjitha, kanë gabuar. Edhe Rugova edhe Agani kanë qenë njerëz të butë e të mirësjellëshëm, por kanë qenë të vendosur. Rugova disa herë ka thënë ‘po, po, në rregull, por unë s’mund ta bindi popullin tim’. LDK-ja e tashme… ka të bëjë edhe me relacione personale, me përvojë personale… Zoti Haradinaj krijoi një afërsi me establishmentin ushtarak në SHBA, dhe si fryt i këtij komunikimi të sinqertë, patëm një moment kur një JO amerikane u kthye në PO për Ushtrinë e Kosovës”, u shpreh publicisti Surroi.
Ai tha se arsyetimi i LDK-së për “antiamerikanizmin” e VV-së, “është i cekët sepse është e vështirë të gjesh antiamerikanë në Kosovë”.
“Gjetja e antiamerikanizmit është pjesë e mentalitetit të gjetjes së armiqve të brendshëm”, tha Surroi.
Sipas tij, do të ishte mirë që pozita e opozita të uleshin e të gjenin zgjidhje bashkë.
“Partitë duhet të kuptojnë që interesi i tyre është që të mos ketë trazira të këtilla politike në Kosovë. Sepse siç thash, sjellja e secilit do të mbahet mend”, tha ai.
Surroi: Thaçi bëri thirrje për përmbysje të rendit kushtetues, është shkelje e rëndë
Shkrimtari dhe publicisti, Veton Surroi, i vlerësoi si të gabuara veprimet e fundit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Duke komentuar iniciativën e Thaçit për të çuar në Kushtetuese vendimin e Qeverisë për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve për shkak të pandemisë, Surroi tha në emisionin “Desku” në KTV, se me këtë ka cenuar rendin kushtetues.
“Fati i Thaçit është se në këto rrethana njerëzit janë duke e marrë më shumë me pasojat e pandemisë sesa me veprimet e tij. Mbrëmë bëri thirrje për rezistencë, që është e dënueshme me Kodin Penal. Ftoi pjesëtarët e forcave të sigurisë që të mos e respektojnë vendimin. Me këtë jo që bëri shkelje ligjore, por edhe kushtetuese, pasi bëri thirrje për përmbysje të rendit kushtetues, është shkelje e rendë”, tha ai.
Ai kritikoi edhe partitë opozitare dhe jo vetëm, për rreshtimin pas Thaçit në lidhje me vendimin e Qeverisë.
Në të vërtetë, Surroi vlerësoi se Qeveria Kurti, megjithëse ende me vetëm 50 ditë punë, ka bërë veprime që duhet të përshëndeten. Ai ka lavdëruar ministrat e dy të partive të koalicionit: VV e LDK.
Po ashtu tha se Kosova nuk ka mundësi të krijojë një legjitimitet të ri politik përmes zgjedhjeve dhe kësisoj, kjo Qeveri vazhdon të ekzistojë me legjitimitetin që ka.
Surroi foli për shfaqje të përgjegjshme të ministrave në këto dy muaj.
“Natyrisht ka ministra që dikujt nuk i pëlqejnë, por janë çështje dytësore. Ata kanë treguar një standard të ri, nga të dy partitë. Potenciali për ndryshim ekziston”, tha ai.
Surroi foli edhe për taksën dhe reciprocitetin e premtuar nga Qeveria Kurti. Sipas tij është për t’u vlerësuar që kryeministri Kurti ia ka dalë të nxjerrë vetën dhe Qeverinë nga një pozitë ku i kërkohej me çdo kusht heqja e tarifës në një ku mund të ulet në tavolinë dhe të shtrojë çështjen e reciprocitetit me Serbinë.
Foli edhe për masat ndaj Covid-19. Tha se në fillim u humb kohë duke u marrë me tema që s’janë relevante, si taksa.
“Për një javë Qeveria u mor me taksën, që është dytësore. Kjo temë nuk ka relevancë të madhe, është zgjidhur pak a shumë, e as që ka të bëjë me realitetin e sotëm. E njëjta gjë ka qenë me gjendjen e jashtëzakonshme të iniciuar nga zoti Thaçi. Nuk ka pasur asnjë nevojë për masë të tillë. Qeveria duhet dhe mund të vazhdojë. Ideja e çlirimtarëve është që të nxjerrët ushtria në rrugë, por çfarë të bëjë, ta rrezikojmë. Ajo na duhet ndoshta për muajt në vazhdim, që për një apo arsye tjera do na kishte hyrë në punë më shumë”, tha Surroi.
Shkrimtari u ndal edhe në shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm. Sipas tij, ai u vetësuspendua.
“Kur ministri i Brendshëm del e thotë prej orës në orë kemi të infektuar dhe mbjell panik, atëherë ministri e vetësuspendohet, në atë moment thotë unë nuk kam kapacitet dhe duhet të vendoset gjendja e jashtëzakonshme”, shtoi Surroi.
Mocioni i mosbesimit, Surroi: Po të isha deputet, do ta kisha të vështirë të flija sonte
Publicisti Veton Surroi, mysafiri i parë në emisionin më të ri informativ të Kohavisionit, DESKU, duke iu përgjigjur pyetjes se a është Kosova e sotme ajo që e kemi ëndërruar 21 vjet më parë, kur NATO-ja nisi fushatën e bombardimeve mbi caqet ushtarake serbe, tha se në kuptimin që jemi në gjendje paqeje e që nuk na trokasin në derë policia dhe ushtria serbe, Kosova është ajo që e kemi ëndërruar.
Por shtoi se nuk është ai vendi që do duhej të ishte 21 vjet pas luftës.
“Jemi në situatë dramatike, dhe jemi duke u përballur me krizën më të madhe që ka njohur shekulli 21, dhe jemi i vetmi vend në botë ndoshta që po gjeneron krizë të brendshme politike në formë të paparë. Në vitin 1999 shtetet e Quinit dërguan avionë për të na çliruar, e sot ato u detyruan të japin një deklaratë që ta mbrojnë Kosovën nga presidenti i vet dhe nga aleatët e tij”, tha Surroi.
Për seancën e paralajmëruar për mocionin e rrëzimit të Qeverisë, Surroi tha se nuk dihet nëse do të përgjigjen të gjithë deputetët për këtë seancë.
“Mocioni është një akt që tregon një masë të madhe të papërgjegjshmërisë të atyre që e iniciuan pasi po merremi me çështje më madhore në këtë kohë, e kjo është çështje dytësore. Është iniciuar një mocion të cilin e miratoi sot Kryesia e Kuvendit. Përkundër kundërshtimit të Quintit dhe demarshit nga ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës, partitë politike vendosën të mbajnë atë seancë. Çdo njeri që merr pjesë në atë mbledhje, do të mbajë përgjegjësi historike. Do të mbahen mend të gjithë, do të mbahet mend Vjosa Osmani për qëndrimin e saj dhe të gjithë të tjerët që e kundërshtojnë këtë mocion. E dyta, mocioni i mosbesimit, çfarëdo që të ndodhë me të, duhet të krijojë një gjendje, pa marrë parassysh se çfarë është vota e mosbesimit. Kosova s’ka mundësi, as luks e as tolerancë politike për të hyrë në kombinime të reja për formim të qeverisë apo arnim të qeverisë. Le të mbetet kjo qeveri me këta ministra, derisa të ketë një mundësi për zgjedhje të reja, deri në verë. Zhvillimet do të jenë dramatike edhe në shëdnetësi, edhe në ekonomi në këtë periudhë, dhe në verë do të dalim të lodhur edhe ekonomikisht, e edhe në aspektin shëndetësor. Por nëse atëherë e shohim se kemi nevojë të hyjmë në zgjedhje, të hyjmë. Por deri atëherë duhet të mbajmë qeverinë siç është”, tha Surroi.
IKSHP rekomandoi që s’janë kushtet per seancë, e Surroi tha se deputetët kanë kohë deri nesër në orën 11:00 të vendosin se a të shkohet tutje a jo me mocionin.
“Po të isha deputet, do ta kisha të vështirë të flija sonte. Po më kërkon partia të votoj e të rrëzoj një qeveri në gjendje të jashtëzakonshme. Është e vërtetë se kjo qeveri nuk mund të vazhdojë punën në situatë normale, sepse ka mosbesim, por kur të vjen koha për zgjedhjen e qeverisë së re, duhet votuar këtë mocion”, theksoi Surroi në këtë intervistë në emisionin DESKU.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje