Rama në terren, u bërtet të moshuarve: Ikni në shtëpi, mos e zgjasni!

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot vetë në terren për monitoruar situatën dhe zbatimin e masave për ndalimin e koronavirusit. Teksa ka qenë në inspektim në disa dyqane, kryeministri ka debatuar me një të moshuar që kishte dalë në rrugë.

Rama i ka bërë thirrje që të qëndrojë në shtëpi në këtë periudhë të vështirë, pasi mosha e tretë është më e rrezikuar.

Gjatë këtij monitorimi, kryeministri shoqërohej nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliut dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

Pamjet tregojnë kryeministrin duke i shpjeguar një qytetareje me gjeste rrezikun që i kanoset duke dalë nga shtëpia këto ditë. “A ka mundësi të ikni në shtëpi, mos e zgjat!”, mësohet se i ka thënë Rama të moshuarës.

“Sot në disa tregje të Tiranës ku situata ishte mjaft pozitive. Problem pensionistët që dalin nga shtëpia, çka është e ndaluar, sepse shkalla e rrezikut për ta është shumë e lartë. Respekt maksimal për rregullat dhe durim, durim, durim” ,- shprehet kreu i qeverisë në një mesazh në Facebook

Kryeministri ka sqaruar dhe arsyet se përse ka dalë për kontroll pa dorashka dhe pa maskë. “Dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka.

E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…

Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur”,- shkruan Edi Rama.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje