POLICIA SODITËSE

Nga Gentjan Ruko – Boom veturash në bulevard dhe në rrugët kryesore, në ditën e parë të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Paradoksalisht, sot, në të dytin qytet të vendit me damkën e koronavirusit, ose i pari pa llogaritur kryeqytetin, provincialët bënë batërdi.

Në orën 11, pashë lloj-lloj veturash private që xhironin të patrazuar, sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Shqova edhe makinat e policisë, që nuk ndalonin asnjë veturë për të verifikuar disponimin e autorizimit. Një polici soditëse, plotësisht jashtë funksionit, të dorëzuar, ose të pafuqishme.
Një polici të hutuar si ajo e xhandarit Cruchot, në filmin “Xhandari i Saint-Tropez”.
Uniforma blu që nuk bëjnë detyrën, ndërkohë që populli pret sot më shumë se kurrë.
Nëse është vendosur një fashë orare, ky është rregull për të gjithë. Në një orë kur lëvizja e veturave ndalohet – ajo e veturave private ndalohet kategorikisht, është e patolerueshme që Policia e Shtetit të kundrojë paradën e makinave në vend që të ndërhyjë energjikisht.
Mbyllja e syve ndaj shkelësve të ligjit ngjall indinjatë dhe inkurajon edhe më të rregulltit të bëjnë kundërvajtje.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje