Bushati: Betejë mes të resë e të vjetrës në kohë pandemie

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka thënë se seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është një përplasje mes të resë me të vjetrën, një kacafytje për pushtet në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19.

Bushati, këto deklarata i bëri në një intervistsë për Euronews Albania, ndërsa theksoi se në këtë kohë do duhej të kishte diskutime më thelbësore për jetën e qytetarëve të Kosovës.

“6 tetori ka qenë një triumf i të resë mbi të vjetrën, është e qartë që në këtë kënd të Europës e reja që të lind apo të korrë triumf përfundimtar e paska të vështirë. Do të duhet më shumë mund dhe përplasje me të vjetrën. Ajo që është për të ardhur keq është fakti që në këto momente të pandemisë, ku kryesore mbetet shëndeti dhe siguria e jetës njerezore, në Kosovë duket se ka një kacafytje për fat të keq për pushtet, dhe ka filluar një ballo me maska, që siç tha në mënyrë shumë elokuente mikja ime Moza Kusari, deputete e Kuvendit, është një ngjarje që ndoshta do e njollosë për një kohë të gjatë atë sallë atje”, tha Bushati në këtë intervistë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje