Milito: Mourinho nga më të mirët në histori

Ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito ka folur me superlativa për trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Dyshja patën fatin të punojnë së bashku te ekipi zikaltër, duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2010, pas pritjes 45 vjeçare.

Argjentinasi është shprehur se Mourinho është fenomenal dhe sipas tij ai është një nga trajnerët më të mirë në histori.

“Ai është fenomenal”, tha Milito, teksa fliste për Mourinhon.

“Një nga trajnerët më të mirë në histori. Kam mësuar shumë prej tij në vetëm një vit, veçanërisht në drejtim të menaxhimit të grupit”.

“Kam shumë anekdota për të treguar rreth asaj pse ishte sezoni më i mirë në karrierën time”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje