“Hashim Thaçi do të bëj kurban Qeverinë Kurti me rastin e pandemisë globale të coronavirusit”

Nga Sadbere Emshiu Karimani. – Qeveria e re e Albin Kurtit dhe e Vjosa Osmanit në Kosovë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit të koronës. Tani dhe tutje partitë politike duhet të kenë në fokus çeshtje që kanë të bëjnë me shëndetin dhe sigurinë e çdo qytetari në Kosovë dhe jo me taktikat për pushtet.

Kuadrot e vjetër të rrethit politik të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës përfitojnë nga situata e virusit dhe përpiqen që të rrëzojnë Qeverinë Kurti. Në vend që të mendojnë për ndonjë zgjidhje me rastin e Pandemisë Botërore, ara duanë ta zhysin vendin në një krizë të re dhe të dyfishtë. Elita politike duhet ta kuptojnë një herë e mirë se jemi në një krizë botërore dhe qytetarët e Kosovës, priten të përballen këta ditë me një sfidë të madhe shëndetore dhe në pyetje duhet të jetë shëndeti i qytetarëve të Kosovës dhe jo egoja e tyre për përfitime indivduale.

Tani më shumë se kurdoherë është koha për bashkëpunim dhe solidaritetin me popullin dhe jo për përplasje mes njëri – tjetrit. Prandaj, juve si politikan duhet të tregoheni më të drejtë për të mirën e popullit të kosovës që ju besoj votën për kaq vite sa jeni në pushtet. Pyes veten; është e mundur që LDK-ja me Hashim Thaçin në krye të veproje ashtu siç po vepron, duke përhapur panik dhe kakofoni me deklaratat e tij tek populli dhe duke venë në peshore aftësinë e Qeveris Kurti, përballë sfidës botërore të shendetsis me betejën e shpallur nga Covid 19-të. Ajo që LDK-ja po bën në këtë kohë në Kosovë është fatale dhe mund të ketë pasoja shkatërruese për popullatën kosovës në plan afatgjatë, në mos për të thënë edhe për të ardhmen e vetë Kosovës. Hashim Thaçi me mbarë kryesinë e LDK-së duhet të jenë më të ndjeshëm të përmbushin detyrimin e tyre ndaj popullit; si pjesë e qeverisë ata duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të luftuar krizën në kohën e Pandemisë Globale dhe jo të mendojnë se si ti përmbushin ambicjet e tyre politike, duke sakrifikuar në këtë rast Qeverinë  Kurti.

^ Publicistja shqiptare në Hamburg të Gjermanisë

Be the first to comment

Lini një Përgjigje