23 raste të reja me covid- 19 brenda 24 orëve, 2 raste të reja në Fier

Rritet sërish numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 23 raste të reja, duke e çuar në total në 146 numrin e të infektuarve.

Deklarata 

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.
Deri në këto momente testuar 1041 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 146 qytetarë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
• Tiranë 83 qytetarë
• Durrës 9 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 3 qytetarë
• Fier 14 qytetarë

Dy rastet e reja në Fier janë një çift burr e grua që banojnë në lagjen “29 Nëntori” dhe jetojnë vetëm. Ata pohojnë se as vet nuk dinë si e kanë marr dhe nga kush e kan marr infektimin. Ata kan pasur temperaturë dhe shkuan në urgjencën e spitalit dhe më pas rezultuan pozitiv

• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 11 qytetarë
• Vlorë 5 qytetarë
• Shkodër 3 qytetarë
• Lezhe 4 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë
• Krujë 1 qytetar

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje