Ministrat e BE-së thonë ‘Po’ për negociatat

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi në një video-konferencë të zhvilluar sot që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e bëri të ditur ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, përmes Twitter-it, i cili e cilëson këtë vendim të BE si një lajm të mirë në këto kohë të zymta të COVID-19.

“Lajm i mirë në këto kohë të zymta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për Evropën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit”, ka shkruar në twitter ministri gjerman i Evropës.

Gjithashtu komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në një reagim në twitter ka konfirmuar faktin se sot vendet anëtare të BE-së arritën marrëveshje opër hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shumë i lumtur që vendet anëtare të BE-së sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky gjithashtu shkon si një mesazh me zë të lartë dhe të qartë për #ËesternBalkans: e ardhmja juaj është në BE”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje