Arnold: Messi më i mirë se Ronaldo, Klopp është i jashtëzakonshëm

Trent Alexander-Arnold ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën GQ ku ka folur për tema të ndryshme.

Liverpooli, Barcelona, Jurgen Klopp, Messi, Ronaldo etj, janë prej temave të shumta që ka prekur lojtari.

Të luash gjithë jetën në Liverpool? “Mund ta imagjinoj këtë”.

Dëshiron të luash në Spanjë apo Gjermani? “Nuk është diçka që kam menduar, sepse gjithmonë e kam dashur Liverpoolin. Jam lojtar i Liverpoolit dhe e dua këtë klub me gjithë zemër”.

Messi apo Cristiano?: “Për mua, Messi”.

Ekipi favorit si tifoz? “Si fëmijë kam qenë fans i Celtic, por tani për shkak të Gerrardit që është në Ranger, jam neutral. Ekipi im tjetër favorit është Barcelona, ka të njëjtat vlera si Liverpooli”.

Klopp? “Është i jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet, si person, si trajner… thjesht fantastik”. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje