Testimi i nevojshëm për menaxhimin e situatës…

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Nga Kastriot Islami – Kina konsiderohet një rast suksesi në menaxhimin e emergjencës së krijuar nga COVID-19 dhe duket është një rast që duhen nxjerrë mësime…sidomos po të kemi parasysh se vetëm për 1,5-2 muaj ia ka dalë të normalizojë situatën që u krijua në periudhën janar-shkurt 2020 në Wuhan.

Konkretisht në Kinë deri më sot janë testuar pozitivë rreth 82 mijë qytetarë ose rreth 1 përqind e popullsisë. Ndërkohë që “janë gjurmuar” çdo ditë rreth 700 mijë banorë ose rreth 8 përqind e popullsisë. Këto shifra e kanë lejuar Kinën të kuptojë e programojë me sukses në dinamikë shifrat që gjenerojnë kurbën e përhapjes së virusit, pra numrin e të qytetarëve të testuar pozitiv çdo ditë nga prania e COVID-19. Por edhe të vlerësojë në çfarë mënyrë ndikonin masat drastike në “uljen/përkuljen” e kurbës së përhapjes.

Vetëm në këtë mënyrë ata që menaxhonin këtë krizë kanë mundur të përputhin në kohë tre parametra:

i) kapacitetin e sistemit shëndetësor për të trajtuar rastet serioze;

ii) numrin e rasteve serioze në momentin e pikut ose thënë ndryshe në pikën maksimale të përhapjes së virusit;

iii) dhe axhustimin e masave drastike me kalimin e kohës në mënyrë që maja e kurbës të ulet aq sa të arrijë kapacitetin e sistemit shëndetësor, pra as të mos jetë shumë mbi kapacitetin e sistemit shëndetësor sepse do të ndodhte përmbytja e sistemit shëndetësor, por edhe as të mos jetë shumë nën kapacitetin shëndetësor sepse në këtë rast mund të ndodhte që qytetarët të mos kishin mundësi t’i zbatonin masat shumë drastike, por mbi të gjitha duhet pasur parasysh fakti që shtrirja në kohë e kurbës, pra zgjatja e zbatimit të masave drastike, ka efekt mbi jetën e qytetarëve, por veçanërisht mbi ekonominë.

Përfundimisht mund të thuhet se në Kinë, ky menaxhim kaq i hollë e delikat është mbështetur kryesisht në dy shifra shumë të rëndësishme:

1) numrin e të testuarve që ka arritur shifrën rreth 1 % të popullsisë në zonën me rreth 9 milion banorë;
2) dhe numrin e rasteve të gjurmuara (që janë konsideruar të dyshimtë) në rreth 8 përqind të popullsisë, pra rreth 700 mijë banorë.

Bazuar në këtë model menaxhimi çfarë duhet të ishte bërë në Shqipëri…?

Së pari për testimin duhet të kihet parasysh kjo analizë: 1 përqind e popullsisë në Shqipëri është 30 mijë banorë. Kaq duhet të ishte numri i të testuarve, ndërkohë që kjo shifër është sot vetëm 89 ose vetëm 0,003 përqind e numrit të popullsisë, pra rreth 350 herë më e ulët.

Nëse do të toleronim për shumë arsye për rastin e vendit tonë, atëherë mund të bëhej kërkesa minimale që numri i testeve të ishte të paktën baraz me një të tretën e numrit të testeve që janë bërë në Kinë, pra konkretisht në Shqipëri në rastin më të keq duhet të ishin testuar 10 mijë banorëve, pra rreth 110 herë më shumë se shifra 89.

Së dyti, është shumë e rëndësishme të përcaktohen (ekziston metodika e qartë) e rasteve të dyshuara që janë rreth 8 herë më shumë se ato të testuar ose 8 përqind e popullsisë, që në rastin e Shqipërisë do të ishte 240 mijë. Dhe në opsionin minimal, pra 3 herë më të ulët, kjo shifër do të ishte 80 mijë banorë.

Vetëm me këto dy shifra, të sakta dhe transparente, të paktën për ekspertët e shëndetësisë, por domosdoshmërisht edhe për publikun, pra më konkretisht me ndjekjen e rreth 80 mijë rasteve të dyshuara dhe me kryerjen 10 mijë testimeve mund të bëhej fjalë për:

i) menaxhim të kontrolluar të situatës,

ii) programim efikas (pa masa policore e ulëritje mediatike) të efekteve të masave drastike dhe axhustim të kontrolluar të tyre;

iii) dhe përputhje të suksesshme të kapacitetit të sistemit shëndetësor me numrin e rasteve serioze e kritike në momentin e pikut të përhapjes së epidemisë (përcaktimi me saktësi i kapacitetit të sistemit shëndetësor është një temë tjetër diskutimi).

Dhe jo thjesht për të shtuar argumentet, por vetëm për dijeni, kujtoj se në SHBA këto ditë po merren masat të gjithanshme për të kryer testimin e një numri adekuat të qytetarëve, dhe adekuat do të thotë aq sa duhet për të menaxhuar me sukses situatën.

Përgjigja ndaj pyetjes së “nëse nuk posedohen kite të mjaftueshme për testim çfarë ndodh?” mund të them se është vetëm me natyrë politike; ndërkohë që analiza dhe përfundimi i mësipërm janë veçse shkencore dhe mbrohen kudo nga ekspertët e shkencëtarët, mjafton të lexosh ç’ndodh ndodh gjetiu për t’u armatosur me informacion dhe mjafton të kesh një minimum formimi për të kuptuar.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje