Ronaldinho 40 vjetorin e feston në burg

Ronaldinho, legjenda e futbollit, i admiruar nga të gjithë, feston sot 40 vjetorin e lindjes. Duhet theksuar, që në kushte aspak normale. Braziliani po e kalon këtë ditë të veçantë në burg, në Paraguai. Ronaldinho donte të kalonte kufirin me pasaporte false dhe tashmë, po vuan dënimin në një nga burgjet e Paraguait.

Në këtë ditë të shënuar të fenomenit brazilian, menduam të riktheheshim në kohë dhe të shkruanim për një driblim të tij, i cili është i paharrueshëm. Në ndeshjen Brazil-Angli, Ronaldinho turpëroi Steven Gerrard, duke i kaluar topin mes këmbëve dhe duke e shtrirë në tokë.

Driblime, gola, finte, spektakël të Ronaldinhos, ka pafund dhe do të duheshin ditë të tëra për t’i kujtuar, por për momentin, të shijojmë dhe njëherë tjetër këtë driblim magjik, driblim që vetëm Ronaldinho mund ta bëjë me kaq shumë klas, elegancë dhe qetësi. Edhe 100 vite të tjera kampion!

T

Be the first to comment

Lini një Përgjigje