Kancelarja Merkel në karantinë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është vetë izoluar për shkak të Covid-19.  Merkel është futur në vetë izolim pas kontakteve që ka pasur me mjekun e saj, i cili rezultoi më pas se ishte pozitiv ndaj koronavirusit.

Steffen Seibert zëdhënës i qeverisë gjermane tha se “pas njoftimit për mjekun që ishte pozitiv, kancelarja është vetë izoluar në shtëpi. Ajo do të kryejë analiza në ditët në vijim dhe aktualisht është në gjendje të shkëlqyer. Detyrën si kancelara do të ushtrojë normalisht”.

Një ditë më parë ishte zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, që u dyshua për koronavirus, pas daljes pozitiv të një pjesëtari të stafit të tij. Analizat treguan se zv/presidenti i SHBA ishte negativ.

Pak ditë më parë, në konferencën për mediat, Merkel u pyet nga gazetarët për takimet ndërkombëtare në këtë periudhë krize. Ajo deklaroi se ka anuluar gjithë axhendën jashtë Gjermanisë dhe shumicën e bisedave me homologë ndërkombëtarë i kryente në telefon.

Dy ditë më parë, ministri i Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz u fut në karantinë për shkak të kontakteve që kishte pasur me një person të infektuar.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje