Sfida me letër tualeti përfshinë VIP-at

Ditët e vetizolimit duket se janë të vështira për shumicën e estradës, sidomos të atyre që janë mësuar për të qenë më shumë jashtë Kosovës së brenda.

ALB365 disa ditë më parë postoi dhe një video të një 14 vjeçari fierak që banon në Itali dhe është futbollist me një ekip paratërinjsh

E për të kaluar këto ditë sa në një mënyrë ata kanë nisur një sfidë ku njëri nga ta nominon 5 të tjerë për të bërë kiksa me letër toaleti.

E kësaj loje sot i është bashkuar edhe këngëtari Robert Berisha. Ai ka nominuar në këtë sfidë edhe të tjerë të cilët edhe e kanë kryer sfidën.

Pos, Robert Berishës në këtë sfidë është nominuar edhe Tayna (që ende nuk e ka përfunduar) e për të cilën sfidë e ka nominuar Kida. Kida shihet se ka aftësi të mira në futboll.

Këngëtarë tjetër që është vetizoluar është edhe Ledri Vula që po ashtu është parë duke e kryer këtë sfidë.

Ledri pasi pastron duart dhe me prapavijë një këngë të tij, fillon të bëj kiksa dhe nominime për të tjerët.

Në anën tjetër aftësitë në këtë sfidë i ka treguar edhe moderatorja Vlera Jusufi.

Pas nuk ka mbetur as Yll Limani që po ashtu ka qenë i nominuar nga Kida.

Krejt në fund ka qenë i nominuar edhe Rinor Hykolli që është menaxher i reperes Tayna, që po ashtu është i izoluar në karantinën e konvikteve në Qendrën e Studentëve.

Të gjithë kanë bërë edhe nominime të tjera e që duket kjo lojë do të jetë pjesë e përditshmërisë së estradës tonë derisa ata vazhdojnë të jenë të vetizoluar.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje