Ndërron jetë legjenda e muzikës Kenny Rogers

Legjenda e muzikës ‘country’, Kenny Rogers, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga një përfaqësues i familjes, i cili kë bërë të ditur se këngëtari ka ndërruar jetë paqësisht në shtëpinë e tij për shkaqe natyrale.

Rogers ishte në kulmin e tij gjatë viteve 1970-1980, kur fitoi edhe tre çmime Grammy. Karriera e tij zgjati për thuajse 6 dekada, dhe ishte i njohur për zërin e tij të ngjirur dhe baladat si The Gambler, Lucille dhe Coward of the Country.

Rogers ishte martuar pesë herë dhe kishte pesë fëmijë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje