Letër Korintasve

Nga Gentjan Ruko – Deri në këtë orë vazhdojmë të kemi uri dhe etje, të jemi thuajse të zhveshur, të keqtrajtuar, të pastrehë dhe të robtohemi, duke punuar me duart tona.

Kur na shajnë, bekojmë; kur na përndjekin, durojmë; kur na përgojojnë, përgjërohemi. Deri tani jemi bërë si plehrat e botës, fundërrinat e çdo gjëje.
Nuk po i shkruaj këto gjëra për t’ju turpëruar, por për t’ju këshilluar si fëmijët e mi të dashur.
Ju përgjërohem, pra, bëhuni imituesit e mi.
Disa nga ju filluan të krekosen duke menduar se nuk do të vij tek ju, por do të vij së shpejti, në dashtë Zoti, dhe ata që krekosen do t’i njoh nga çfarë janë të zotë të bëjnë e jo nga fjalët. Mbretëria e Perëndisë nuk duket nga fjalët, por nga fuqia.
Çfarë doni? Të vij te ju me shkop apo me dashuri dhe me shpirtbutësi?

Be the first to comment

Lini një Përgjigje