I forti i Game of Thrones infektuar me covid-19

Aktori i Game of Thrones është i famshmi më i fundit që ka zbuluar se është i infektuar me virusin që ka kapluar botën.

I njohur për botën për rolin e Tormund Giantsbane nga seria e famshme e HBO, Game of Thrones, aktori norvegjez Kristofer Hivju ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin se edhe ai është infektuar me koronavirus.

Me anë të një postimi që ka bërë në Instagram, ai ka thënë se ai dhe gjithë familja e tij janë në vetizolim prej kur kanë marrë vesh lajmin.

Ne jemi mirë me shëndet – unë kam vetëm disa simptoma të lehta të ftohjes. Ka njerëz tek të cilët virusi paraqet rrezik të lartë për shëndetin e tyre, kështu që unë ju nxis të gjithë juve që të jeni ekstremist të kujdesshëm; lani duart, mbani distancë 1.5 metra nga njëri-tjetri, hyni në karantinë; thjesht bëni gjithçka që të mos e shpërndani virusin”, ka shkruar aktori në postimin e tij.

Kristofer njihet si një nga personazhet më luftëtarë dhe më i fuqishëm në ‘Game of Thrones’, ndërsa ai është paraqitur edhe në një nga filmat Fast & Furious.

Ai ka treguar se për momentin po qëndron në Norvegji.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje