Lajmi i fundit/ Një grua rezulton pozitive me Covid-19 në Patos.

Fier – Gruaja e moshuar 85 vjece është nisur me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes, pas përkeqësimit të gjëndjes së saj shëndetësore.

E moshuara ishte në vetëkarantinim prej disa ditësh dhe ka rezultuar pozitive në analizën e marrë paraditen e sotme, rezultatet e së cilës kanë ardhur në mbrëmje.

Mësohet se e moshuara është nëna e një pacienti 61 vjecar që ndodhet prej ditesh në spitalin Infektiv në Tiranë, nga i cili mësohet se mund të jetë infektuar.

Gruaja e moshuar mësohet se ka edhe probleme të tjera shëndetësore dhe gjatë ditëve që ka qenë në vetëkarantinim është asistuar ngë mjekë të Spitalit Fier dhe qendrës shëndetësore Patos.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje